Bëhet pjesë e “Dancing With The Stars”! Sardi Strugaj: Do ndihem në siklet, disa mezi presin të më bëjnë meme

0
35

Këngëtari i njohur dhe mjaft i pëlqyer nga publiku për zërin e tij të veçantë Sardi Strugaj, ka njoftuar sot në emisionin e mëngjesit “Wake Up” se do jetë një ndër konkurrentët e ‘Dance With The Stars” në Top Channel.

Këngëtari ka treguar se u gëzua kur mori ftesën për të qenë pjesë e këtij spektakli, por kishte dhe dyshimet e tij, pasi nuk është një njeri i kamerave dhe kjo do jetë një eksperiencë krejt e re për të.

“Fillimisht më ka ardhur ftesa, duhet të mendoja nëse jam i përshtatshëm me kërcimin dhe fillova të konsultohem. E kisha me shume qejf, një eksperience e re që me nxjerr nga profili im. Kur u futa në prova isha shumë keq, balerina ime Erisa ka treguar një durim që e kam zili, jemi përmirësuar, nuk jam gati akoma, por po bëhem gati. Unë nuk jam person i kamerave, do ndihem pak në siklet para kamerave, do me shohin njerëzit në siklet, do me shohin duke kërcyer, duke tundur belin (qesh)”, shprehet Sardi.

I pyetur se cilit prej konkurrentëve i frikësohet më shumë, Sardi shprehet se ende nuk i ka hyrë konkurrenca.

“Nuk dua ta them kështu, por nuk më ka hyrë akoma konkurrenca. Enxhin e di që është shumë e mirë dhe konkurrente e forte dhe jam i lumtur sepse është një gocë flori”, u shpreh Sardi.

Ndër të tjera Sardi është pyetur se nëse është futur në këtë garë për të fituar apo për të sfiduar veten. Ai tha se po merr pjesë në këtë spektakël për eksperiencë dhe për të sfiduar veten, por nuk mungon as dëshira që të qëndrojë sa më gjatë, të jetë deri në finale dhe pse jo edhe të fitojë.

“Kam hyrë për eksperiencën, të provoj veten dhe të sfidoje veten në këtë aspekt. Por doja dhe ta fitoja dhe te prekja finalen, do doja te rrija sa më shumë, por kjo nuk është më e rëndësishmja, më e rëndësishmja është të kaloj bukur dhe të marr maksimumin nga kjo eksperiencë”.

Përsa i përket faktit se si e kanë pritur të afërmit e tij, pjesëmarrjen në “Dance With The Stars”, Sardi shprehet se disa janë të surprizuar, disa të tjerë mezi presin ta shohin dhe disa të tjerë mezi presin të bëjnë meme me të.

“Ka qenë një pjesë e surprizuar, një pjese mezi presin të më shohin, e një pjesë mezi presin të bëjnë meme me mua. Mua me menaxhon motra ime e cila me shtyn më shumë dhe është entuziaste”, shprehet këngëtari.


Top Channel