Mesfushorja e Sheffield United ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare

0
40

Një lajm tragjik godet botën e futbollit. Mesfushorja e Sheffield United, Maddy Cusack, e cila mbante edhe rolin e menaxheres së marketingut, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur klubi anglez me një njoftim në rrjetet zyrtare: “Sheffield United Football Club është i tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Maddy Cusack. Maddy, lojtare e ekipit të femrave që nga viti 2019 dhe menaxhere marketingu e Klubit të Futbollit, ndërroi jetë të mërkurën. Maddy arriti një moment historik, ndërsa numëroi 100 paraqitje për Sheffield United Ëomen. Për më tepër, ajo ka qenë një kolege e çmuar në zyrat e Bramall Lane, duke u zhvendosur nga Fondacioni i Komunitetit të Sheffield United në Klub në vitin 2021 për të ndihmuar në marketing.”

Klubi nuk zbuloi asnjë detaj në lidhje me vdekjen e Cusack. Mesfushorja ishte caktuar si zëvendës-kapitene e Sheffield United muajin e kaluar dhe sapo kishte filluar sezonin e saj të gjashtë me ekipin, duke e bërë lojtarja më jetëgjatë në skuadrën aktuale.


Top Channel