Batuta që shkaktoi të qeshura në studio, Vangjeli tregon kujt i ra “bixha” në dashuri

0
42

Analisti Lorenc Vangjeli tregon se në të ardhmen Gazment Bardhit mund ti bjerë fati të drejtojë PD-në.

Vangjeli: E gjithë kjo histori i ngjanë sherrit të mullirit me erën që i frynë nga anash. Nuk është ndonjë problem kaq i madh kjo historia e kryetarit të grupit të Partisë Demokratike.

Sot, me legjitimitet institucional dhe moral, vazhdon të jetë zoti Gazment Bardhi kryetar i Partisë Demokratike, dua të them i grupit parlamentar të PD-së. Ndoshta ky është një lapsus pararendës, ndoshta del nesër si kryetar i PD-së. Ndoshta gjithmon, ndoshta… Është një lapsus që të del në mënyrë të pavetëdijshme.

Në mos me votat e demokratëve, me mendjen e tij zoti Gazment Bardhi, pavarësisht se e mohon, e dëshiron, e dashuron dhe e synon një gjë të tillë. Në fund të fundit nuk ka asnjë gjë të keqe.

Duma: Të dashuroj kë?

Zheji: Kryetarllëkun e partisë…

Vangjeli: Karrierën, ti bjerë bixha. Në fund fare…

Duma: …bie bixha në dashuri.

Zheji: Po normal është puna e bixhës. Nuk është me arsyetim ajo, sepse po të ishte me arsyetim, më të mençurit do të bëhëshin…

Vangjeli: Nuk është ky problemi, cili do të jetë…

Meço: Mendoj se nuk vlen për zotin Basha kjo gjë.

Zheji: Për Bardhin vetëm…


Top Channel