Pas Fierit, zjarri përfshin edhe by pass-in e Vlorës! Flakët të ndihmuara nga era dhe terreni i vështirë, jashtë kontrollit

0
42

Pas Fierit, flakët kanë përfshirë edhe Vlorën.

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se në zonën mbi fshatin Radhimë, në afërsi të By Passit, një zjarr me përmasa të mëdha po përhapet me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era e fortë që rreh malin e Shashicës.

Zjarri vijon të djegë pyje me pemë dhe me shkurre i ndihmuar nga era që fryn nga jugu, por edhe temperaturat e larta.

Policia dhe zjarrëfiksit ndodhen në vendngjarje. Forcat zjarrfikëse po mundohen te izolojnë flakët, por terreni shumë i vështirë e bënë misionin e tyre pothuajse të pamundur.


Top Channel