Situata kritike në fabrikën e bojrave/ Mbrojtja, grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë në terren

0
45

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar pas situatës alarmante në autostradën Tiranë-Durrës, ku një shpërthim masiv ka ndodhur në një fabrikë bojrash.

Peleshi njofton se një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.

“Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.

Një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.

Me të gjitha kapacitetet në terren, për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe banesat pranë.

U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situates”- shkruan Peleshi.


Top Channel