Vrasja e policit, Kurti thërret mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

0
38

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas ngjarjes në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv policie.

Mbledhja urgjente do të mbahet pas ngjarjes së rëndë së ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore.

Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.

Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.


Top Channel