SHPËRNDAJE

Me këtë poezi i bëjë apel rinisë shqiptare mos ti braktisin vatrat e veta, si te vetmën armë që posedoj unë si intelektual i kësaj treve.

 

Oj tokë Dardane pse je duke qa
Kam parë një ëndërr do të jes ndër …. ?
Bijtë e mijë shkuan për në Evropë
Dy pleqëve që mbetëm na çelën një gropë

U nisën për në Evropë pa thënë lamtumirë
E lanë të shkretë Kosovën tonë të lirë
E lanë çiftelinë të varrur në tra
Jetime në këtë botë se s’ka kush me i ra

Atje, atje largë ku çelë i verdhi limon
Moti ia kanë mësyar të përbetuarit dushmon
Nuk ka kush me e mbrojt nga ata të mallkuar
Do të na mbetet në meshirë Durrësi i bekuar

Do të vijë dita e s’ka kush ta thithë gjinin
E nënës krenare të rrafshit të Dukagjinit
Kot do ta kujtoni Kosovën madhështore
Ditën kur të shndrroheni në figura mortore

Oj Rugovë madhështore e Çabrat krenar
Historia ju mësoi të mos jeni tradhëtar
Rishtas do ti prisni këta të rinjë çunak
Ditën kur të mbesin në Evropë në sokak

Rrugë pa kthim ishte ajo e Misirit, Sirisë dhe Turqisë
E njejtë do të jetë edhe kjo e “ Mërgimtarisë “
Edhe pse ju duket e bukur kjo Evropë
Për ju do të jetë vetëm e madhe, një gropë

Do të shartohesh duke krijuar një bastard Anadollak
Inshallah nuk mbetesh si maluk që bredh në sokak
Ti Evropian modern pa gjuhë dhe identitet
Me formë apstrakte si një mutant, xhanabet

Sallonet e bukura dhe të shëndritshme Parisiene
I shijuan para ty palçot e oborreve Esatiane
Duke pritur çmime noblese të kësaj bote në jetë
Diku të strukur dhe të harruar na kanë mbetë

Një ditë nëse kthehesh nga i mallkuari gurbet
Ishallah nuk e gjenë Kosovën të vetmuar, shkretë
Për të mos pasë kujt ti lëshë një amanet
Pa rrënjët e të parëve në këtë vilajet

Të mbetet të thuash për të shkretën Evropë
Fituam aq shumë sa për të çelë një gropë
Në të cilën rash një mëngjezi në agim
Por dritë më nuk pash deri në amshim

Shkove jetove dhe u plake si hamall
Ti Shpres, Agim, Liridon e ti Humoll
Si ata që derxhën në të shkretin Anadoll
Kurrë pa e parë në jetë të madhin Stamboll

Ju nipa që u rritët në frymën e rilindasve dhe Mesharit
Nuk i duhen më shokë, dëshmorë A. Jasharit
Sheshet Kosovare nuk kanë më nevojë për martirë
Pse të paguajmë me jetra të mbrapshtën e dikujtë dëshirë

I mjafton shoqëria e A. Ramadanit dhe Z. Pajazitit
Nuk i duhet jeta rinore e Shpresës dhe Petritit
E kemi realizuar të vetmen madhështore dëshirë
Ta ndërtojmë dhe jetojmë me dinjitet në Kosovën e lirë.

Kufiri i Dardanis nuk është në vendin që quhet Merdare
Ti rini e hutuar e trevave të bukura Kosovare
Nuk pati kush me ti treguar kufijt e trevave tona
Në djepin e fëmijërisë kur të përkundëte nëna

Erdhën nga Karpatet ndërtuan kishën e Car Dushanit
Ti nuk dijte me e mbrojtë kishën e at Pjetër Bogdanit
Pranove të ndërtosh tempuj të hënës dhe yllit
I la në harresë lutjet në gjuhën e K. Kristoforidhit

Shpëtimin e kërkon nëpërmjet tokave Serbiane
Të lagura me gjak nga kufomat, pas asaj kasaphane
Ku e ke ndërgjegjen o inteligjencë Kosovare ?
Kamë frikë se mos ju mallkojnë nënat Gjakovare !

Ti oj Kosovë mos thuaj asnjëherë, mbarova
Kanë mbetur edhe disa të rinjë nga Preshova
Duke përmbushur amanetet tona prindrore
E ruajtëm, do ta ruajmë me shekuj Kosovën Lindore.

Rrini këtu në vatrat tuaja e dashura rini,
S’na duhen vende boshe në kishë, katedral e xhami
Ta ruajmë vendit tonë për shumë mote me nderë
Si e ruajnë vendin e vet shumë popuj të tjerë.

Preshevë 07. shkurt 2015
Enver Sahiti

SHPËRNDAJE
Artikulli mëparshëmGjahu
Artikulli i rradhësZidane: Ronaldo është një alien