Mbi 41 për qind e kuksianëve kanë votuar, procesi për kryebashkiakun e ri drejt fundit

0
51

Votimi vazhdon në bashkinë e Kukësit, në një proces që në përgjithësi është raportuar i qetë.

41.58 për qind e kuksianëve kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 17:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dy orë para përfundimit të orarit zyrtar të votimit.

Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat.

Zgjedhjet e pjesshme  në Kukës zhvillohen pas video-skandalit seksual që përfshiu ish-kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit.


Top Channel