Djegia e fabrikës së bojërave ‘Deutsch Color’, reagon pronari Luan Muça: Kjo situatë e vështirë u përballua nga të gjithë bashkë

0
36

Pronari i fabrikës së bojërave “Deutsch Color”, Luan Muça, e cila u përfshi nga flakët dje në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasi, ka falënderuar strukturat e shtetit dhe ndihmën e zjarrfikësve, që ndihmuan në shuarjen e flakëve dhe bënë të mundur shpëtimin e pjesës më të madhe të fabrikës Deutsch Color.

“Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë të Deutsch Color!

Mbrëmjen e djeshme për shkaqe të cilat po verifikohen, fabrika jonë në Maminas, Bashkia Shijak, u përfshi në një zjarr masiv. Me një ndjenjë të thellë mirënjohje dhe me krenari dua t’ju njoftoj se kjo situatë e vështirë u përballua nga te gjithë bashkë! Fatmirësisht nuk patëm asnjë fatkeqësi të parikuperueshme, përveç dëmeve materiale.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë maksimale ndaj të gjitha strukturave të shtetit për ndihmën e dhënë natën e djeshme në fabrikën e Deutsch Color. Nderim të veçantë ndaj reparteve të zjarrfikësve të Forcave të Armatosura, Emergjencave Civile, Shijakut, Durrësit, Tiranës, Kamzës etj., të cilët luftuan për disa orë pandërprerje duke vendosur jetën e tyre ne rrezik dhe bënë të mundur shpëtimin e pjesës më të madhe të fabrikës Deutsch Color.

Gjithashtu dëshirojmë të falënderojmë sinqerisht, Ministrin e Brendshëm, drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Emergjencave Civile, drejtuesit e shërbimit zjarrfikës të cilët u gjendën menjëherë në drejtimin e aksionit, për shpëtimin e këtij investimi të rëndësishëm në Shqipëri.

Familja jonë Delta Group dhe Deutsch Color ju shprehim mirënjohjen dhe dëshirojmë të garantojmë miqtë, klientët, bashkëpunëtorët tanë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë se kemi marrë masat për rikthimin në prodhim brenda një kohe shumë të shkurtër.

Luan Muca,

Founder and Ceo Delta Group”, shprehet Luan Muça.


Top Channel