SHPËRNDAJE

Thirrje kundër lëshimit të trojeve shqiptare si parandalesë ndaj asimilimit kombëtarë.

 

Mollë e kuçe e Dardanisë antike
Me mallë të kujton i gjithë populli jonë
Në ndërdijën tonë ti mbete mitike
Në zemrat tona jeton përgjithmon

U mbolle nga Dradani dhe Teuta
Koha nuk më premtoi, asnjë se këputa
Na mbetën bosh pjatat nga floriri
Nuk të shijoi Fitorja, Liridoni dhe Iliri

Kush janë këta të rinjë që shkojnë drejt kufirit
Këta janë “ kreshnikët “ e Isa Boletinit
Ku janë nis me gra e fëmijë oj buçe
Me marrë amanet te Molla e Kuçe

Oj “ Mollë e Kuçe “ prej ditës kur të mbolli
Askush një pikë ujë ty më nuk ta solli
Ty degët kanë filluat me tu tharë
A do të mbetën vetëm rrënjët pët ti parë

Mollë e Kuçe ti simbol gjaku
I ra në hise me të mbrojtë çunaku
I dalldisur në Evropë me shkue
Obligimin historik që ka, e ka harrue

Të gjithë kur mbërritën te guri i Pllanës
E harruan edhe amanetin dhënë nanës
Mos me lëshuar Kosovën martire
Për dy metelik e një të “ bukur lavire “

Shpejtë kaluan kasabën e Beogradit
Aty i pritën stërnipat e Janosh Hunjadit
Ku jeni nis o stërnipa të Skenderbeut ?
Mos i mbetët diçka borxh atdheut ?

Mos ia ndal “ shtegtarëve “ toruan oj buçe
Këta maskarenj janë nis te “ dritat e kuqe “
Me qëllim që ti gjejnë kopshtet Elisiane
Duke i përzgjedhur vetës një lloj kasaphane
Fushat Elisiane i ke në rrafshin e Kosovës
Pse e le thatë djepin nga drujt e Rugovës
I ke edhe në rrafshin e Anamoravës e Dukagjinit
E ti zgjodhe rrugën pa kthim të mërgimit

Mos e anko më “ Mollën e Kuçe “
E mos e kërko të bukurën buçe
E le me duar në gji dhe pa burrë
Ajo me varrë s’ka pët tu martuar kurrë

Kush të mësoi me e tradhtuar vatanin
Kush ta tregoi dhe hapi derën e dushmanit
Mos i qoftë e lehtë toka e Nënës Terezë
Ju që i suallët vendit tuaj këtë të zezë

Te “ Molla e Kuçe “ më patë thënë stërgjyshi
Atje në luftë na mbetën eshtrat dhe kryqi
Mos e kërkoni më larg se në Pllanë
Se s’do mbetemi për farë më tepër se dy në Ballkan !

Dardani të mbolli në tokën që quhej Dardani
Konstantini të ujiti mos të thahet trungu i ri
Skenderbeu kaloi aty pari, të shortoi dhe krasiti
Sot filizat e ri po ti then Shpresa dhe Petriti

Të mbollëm dhe frytet ti shijuan Dardanët
Shortet tuaja i shkatrruan bejlerët dhe sllavët
Për ta përzanë popullatën ndihmove ti anadollak
Shija jote “ Mollë e Kuçe “ na mbeti një merak

E mora me vete oj nënë këte lulëkuqe të bozhurit
Të ma përkujtojë ngjyrën e kuqe të flamurit
Pasi në Kosovë e lash jetën time normale
Morra “ rrugën pa brenga “ të Evropës virtuale

Mitin për “ Mollëm e Kuçe “ e dëgjova pran oxhakut
Ishin fjal të urta që dolën nga goja e një plaku
Plot njëzet e katër shekuj duke e përsëritë
A do të më fshihet nga kujtesa ime një ditë

Oj “ Mollë e Kuqe “ oj ëndërr e jonë shekullore
A mbeti në ty diçka që është Arbërore ?
Apo të humbëm për jetë duke u ndarë ?
A do të mbesim bonjak kurrë më pa të parë ?
Në Gjermani në vendin e Kongresit në Berlin
Po shkoni aty ku Shqipërisë ia tëkurrën kufinin
Në Paris në qytetin e mbledhjes së ambasadorëve
Ata u rreshtuan, luajtën rrolin e konquistadorëve!

Inshallah Zoti s’ka thënë, e nuk na denon oj buçe!
Mos me mbet askush mi mbledhë “ Mollat e Kuçe “
Kjo do të jetë çfarosja e kombit mbi këtë dhe!
Pët këte, për këte me shekuj s’luftuam ne!

Preshevë 14, shkurt 2015
Enver Sahiti
Preshevë