SHPËRNDAJE

City-karton

Kundërshtarët e Barcelonës në ligën e Kampionëve rrallë përfundojnë me të gjithë lojtarët në fushë, kësaj radhe edhe si vitin e kaluar City mbeti pa një lojtar, pa Clichy.

Ata që e duan Barcelonën thonë se kjo është normale, kundërshtarët nuk gjejnë mënyra për ta ndaluar Messin dhe kompaninë.

Të tjerët thonë se edhe në Barcelonë ka lojtarë që bëjnë faulle por rrallë marin kartona të kuq.

Shifrat janë të qartë, kundërshtarët e Barcelonës më shumë se çdo ekipi tjetër marin kartona të kuq, 29 në Ligën e kampionëve. Bayern dhe Arsenal kanë 18, PSV 16, United 14, Real Madrid 13…

Në të njejtën kohë, lojtarët e Barcelonës janë përjashtuar vetëm 7 herë në ligën e kampionëve.
Rivalët kundër katalanasve kanë marrë 477 kartona ndërsa lojtarët e Barcelonës 319.

Penalltitë?

Për Barcelonën janë akorduar 36 penallti ndërsa kundër saj 16.

Kjo nuk do të thotë asgjë, pasi katalanasit luajnë futboll ofanziv, rrallë herë gjuajnë jashtë 16 metërshit, kanë posedim të madh të topit, andaj janë arsyet për numrin e madh të penalltive.

10 vitete e fundit ka pasë akuza ndaj referëve nga ana e Chelsea, Real Madridi kur bëhet fjalë si kundërshtar Barcelona në Ligën e kampionëve.

City psh, në tri ndeshjet kundër Barcelonës në dy vitet e fundit ka po aq kartona të kuq.

Tifozët e saj kanë qenë të revoltuar me referimin në ndeshjen e parë, por duhet të thuhet qartë se Barcelona demoloi kampionin anglez në pjesën e parë.

Sidoqoftë, Barcelona fiton, dhe humbësi ka të drejtë të ankohet…