Juventusi mund ta humbas Rabiotin, Arsenal dhe Newcastle gati për të bërë oferta në janar – Telegrafi

0
42

E ardhmja e Adrien Rabiot vazhdon të jetë në dyshim nëse do të mbetet te Juventusi edhe për një kohë të gjatë.

Kontrata e mesfushorit francez me Zonjën e Vjetër skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe palët ende nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për rinovimin.

Rabiot ka pasur një vit të jashtëzakonshëm te Juventus ku ishte padyshim lider i kësaj skuadre dhe kontribuoi edhe me gola dhe asistime.

Megjithatë duke parë situatën e tij, Arsenal dhe Newcastle United janë të gatshme të intervenojnë në janar për të tentuar transferimin e tij.

Dy skuadrat angleze prej kohësh e duan mesfushorin francez dhe janë të gatshme qysh në afatin kalimtar të janarit të testojnë Zonjën e Vjetër me një ofertë prej 20 milionë eurove.

Drejtuesit e Juventusit janë në presion për t’ia vazhduar kontratën francezit pasi nëse nuk arrihet një gjë e tillë, do të detyrohen ta shesin në janar.

28-vjeçari edhe këtë edicion e ka nisur mjaftë mirë ku në pesë ndeshje në Serie A ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/