Modelen e njohur spanjolle e prekin në të pasme teksa transmetonte direkt në rrjet nga rezorti turistik (fotot)

0
45

Në pamje shihen momentet qesharake kur disa djem të ulur pranë saj në bar, i prishin transmetimin në rrjet modeles së njohur spanjolle Isabella Gonzalez.

Gonzalez, e cila njihet më shumë me emrin Gonsabellla, shihet që kthehet prapa dhe paralajmëron burrin në tavolinën pranë saj të mos e prekë më në të pasme, në incidentin e çuditshem në rezortin e Benidorm ne Spanje.

Pamjet e regjistruara më 20 shtator tregojnë burrin me kapele që me miqtë e tij është ulur në tryezën prapa modeles 29-vjeçare, e cila shpjegon këshillat e saj prej “influencueseje”.

Por ajo duket se ndjen diçka nga prapa dhe kthehet dhe lajmëron personat në spanjisht: “Ej, mos prek!”

Por ndërkohë burri është kthyer përsëri nga ana tjetër ndërsa një mik i tij duket se kërkon ndjesë, në gjuhën që duket si anglisht me theks verior.

Gonzalez, e cila ka 665,000 ndjekës në rrjetin Twitch, thotë se ka deklaruar incidnetin në policinë e rezortit Costa Blanca dhe shtonte se oficerët ishin “shumë të kënaqur” për raportimin.

Në një postim të mëvonshëm ajo shkruante: “Ata më thanë që bëra shumë mirë që e raportova pasi nuk kishin shumë informacione për shkelësin nga video”.

Sipas postimeve në rrjet, pas incidentit zonjusha Gonzalez shpjegonte se kishte zgjedhur një pjesë të qetë të barit për të bërë transmetimin e saj, por “nuk kishte qenë e thënë”.

Ajo shtonte se gjithsesi turistët kuriozë ishin afruar për të parë atë që po bënte, aq i dukej vetja si një “majmun që performonte në cirk”.

Ajo tha: “Ai më kapi te pantallonat, nuk e di a donte të shikonte nga poshtë apo të brendshmet e mia … çfarë i degjeneruari!’

“Nuk e di çfarë ndodhi por do të shkoj në polici, nuk dua ta bëj dramatike po askush nuk mund të prekë të tjerët!”

“Një person që ishte me të më tha “sorry” pasi e kuptoi që ai e teproi.’

Modelja poston rregullisht foto të vetes në bikini apo fustane të ngushta, teksa thotë se ka qenë mësuese anglishteje por më pas hoqi dorë për të postuar përmbajtjet e saj në rrjet me kohë të plotë”.


Top Channel