Modelja bleu makinë sportive duke shitur foto erotike por pendohet prej talljeve në rrjet (fotot)

0
44

Chelsea Ferguson është një nga modelet më “të suksesshme” erotike në Britani por thotë se paratë e ftuara kanë ardhur me një kosto të lartë, pas talljeve masive nga ‘ziliqaret’ në rrjet.

Ish-striptistja ka arritur të blejë makinë e ëndrrave Lamborghini, 200,000 paundë, duke shitur foto erotike por tashmë thotë se ka mësuar të përballet dhe me urrejtjen që merr në llogaritë e saj nga fansat, kur postimet bëhen virale.

Ajo thotë se nuk dëshironte të provokonte njeri kur postonte për makinë sportive që kishte blerë por përdoruesit e rrjetit “nuk e morën fare me sportivitet” dhe nisën të shpalosnin urrejtjen ndaj saj duke thënë se “u kishte vjedhur paratë për të furnizuar jetën e saj të luksit”.

Ajo shpjegon: “Njerëzit nuk e kuptojnë se nganjëherë duhet të bëhesh provokues në rrjetet sociale që postimet të shikohen ose të përhapen sa më shumë”.

“Të gjithë në internet i thonë gjërat me pak kripë, por kjo nuk do të thotë se unë jam vërtet e tillë”.

“Disa nga postimet janë … xiza të vogla për zbavitje, si ato copat e programit që censurohen në TV”.

Por Chelsea, e cila publikon në rrjetet erotike me pagesë thotë se persona me llogari anonime vazhdojnë ta përndjekin duke mbjellë urrejtje online.

Ajo tashmë thotë se nuk i lexon më komentet e urrejtjes dhe këshillon dhe miqtë e familjarët e saj të bëjnë të njëjtën gjë.

Bukuroshja nga Hartlepool është nënë e një djali dy-vjeçar, ndërsa tregon: “Më tallin në forume anonime, por unë nuk shkoj më aty”.

“U them dhe të tjerëve të mos shkojnë aty sepse janë forume ku ata flasin për njerëz që nuk i njohin dhe për të cilët nuk dinë asgjë.”

Pas postimit me makinë e saj Lamborgini, një ngakomentet agresive shkruante: “Në vend të parave mundohu të fitosh dhe pak respekt, gomare”.

Një tjetër komentuese dashakeqe e modeles shkruante: “Me paratë nuk blen dot as respektin as klasin, karagjoze”.

Më pas Chelsea përgjigjej: “Përse njerëzit janë kaq të këqinj me mua?

“Unë nuk po lëndoj njeri, vetëm po fitoj para. Bëj foto në shtëpinë time dhe i ngarkoj në rrjet, nëse do bleji, nëse nuk do mos i blej”.

Por ajo shton se është e kënaqur me shtëpinë dhe makinën që ka blerë si dhe me ndjekësit besnikë që nuk e kanë zili për suksesin e saj.

“Kam disa mbështetës të mirë pa të cilët nuk do të isha këtu ku jam sot”, shton më tej Chelsea.