SHPËRNDAJE

Bale
Lojtari uellsian Gareth Bale ka filluar mirë sezonin në Real Madrid, mirëpo me kohë forma e tij ka rënë.

Këtë natyrisht e kanë vërejtur edhe tifozët të cilët e kanë fishkëllyer disa herë, shkruajnë mediet britaneze.

Hera e parë ka ndodhë me 10 janar kundër Espanyol edhe pastaj kundër Real Sociedad në fund të janarit. Të dy herët ai është fishkëlluar pasi lojtarët tjerë të Realit kanë qenë në shansin të shenojnë gol, ndërsa ai ka vendosë të përfundoj vet aksionin.

Duke shikuar statistikën, pasi u fishkëllua, Bale ka gjuajtur në gol vetëm 12 herë në 450 minuta lojë sa ka qëndruar në fushë.
Mesatarisht kjo do të thotë se Bale gjuan në gol çdo 37.5 minuta çka është më shumë se sa kundër Sociedadit, pasi në këtë ndeshje ai ka gjuajtur në çdo 22.9 minuta.

Deri në atë ndeshje, Bale ka luajtur 3542 minura me Realin në Primera dhe ka gjuajtur 155 herë.

Bale ka shenuar gol herën e fundit kundër Cordobas me 24 janar nga penalltia dhe kjo është periudha më e gjatë që ai nuk po shenon gol që kur është transferuar në Madrid. /presheva.com/