Kapen në Shqipëri tre automjete të vjedhura në Europë, procedohen dy persona

0
44

Tre automjete që rezultojnë të grabitura në Europë janë kapur në Shqipëri.

Në Morinë është konstatuar një 40-vjeçar, banues në Gjilan, i cili  drejtonte një karrotrec me të cilin transportonte 2 automjete tip “Mercedes Benz” dhe tip “BMW X5”, të cilat nga verifikimet rezultuan se ishin të shpallura në kërkim përkatësisht nga Interpol Praga dhe Interpol Wiesbaden.

Në Durrës u kap R. H., 49 vjeç, banues në Shijak, teksa drejtonte një automjet tip “Audi A4”, i cili nga verifikimet rezultoi se ishte vjedhur në Itali, më datë 18.11.2018.

Të treja automjetet u bllokuan nga specialistët përkatës, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit dhe Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.


Top Channel