Deputetja britanike e quan skandaloze deklaratën e kongresistes amerikane për vrasjen e policit në veri – Telegrafi

0
41

Deputetja britanike, Alicia Kearns i ka reaguar kongresistes republikane, Claudia Tenney, e cila ka vlerësuar presidentin Aleksandar Vuçiq për dënimin e sulmit terrorist në veri, më 24 shtator.

Kearns duke i komentuar Tenney në rrjetin social X, tha se kjo deklaratë e tmerrshme ndaj vrasjes së një oficeri të policisë kosovare nga forca të afërta, të frymëzuara ose të ngarkuara drejtpërdrejt nga Beogradi.

Por, Tenny i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që t’i përmbahet marrëveshjes së Brukselit të viti 2013-të dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Tutje në deklaratën e saj, ka thënë se të dyja palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje të gjatë në mënyrë paqësore.

Sipas Tenney, Administrata e Biden duhet gjithashtu të sigurojë që Amerika të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe proaktive në rajon për të avancuar paqen midis të gjitha palëve, duke u mbështetur në sukseset të administratës së mëparshme.

“Ka kaluar shumë kohë që të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të arrijnë përparim përmes diplomacisë në një mënyrë  që përqafon vizionin tonë të përbashkët për një rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor”, tha Tenney./Telegrafi/