Sulmuesi meksikan Gimenez shkruan historinë ndaj Ajaxit – Telegrafi

0
46

Santiago Gimenez ka hyrë në librin e rekordeve pasi u bë lojtari i parë që shënon het-trik në një ndeshje si mysafir në Eredivisie ndaj Ajaxit.

Feyenoord u përball ndaj Ajax këtë të mërkurë, pasi paraprakisht kjo ndeshje u luajt disa ditë më parë por u suspendua për shkak se tifozët e të dyja skuadrave hodhën fishekzjarrë në fushë.

Heroi i mysafirëve në këtë takim ishte Santiago Gimenez i cili shënoi het-trik në stadiumin “Johan Cruyff Arena”.

Meksikani shënoi dy herë brenda 20 minutave të para, dhe pas një ore lojë shënoi golin e katërt dhe të tretin personal në këtë ndeshje pas asistimit nga Igor Paixao.

Kjo fitore bëri që Feyenoordi të lëviz në pozitën e tretë në renditjen tabelare, ndërsa Ajaxi vazhdon me formën e dobët këtë sezon teksa pas kësaj humbje e sheh veten në pozitën e 14-të në elitën e futbollit holandez.

Gimenez ka shkëlqyer për Feyenoordin që kur iu bashkua atyre në vitin 2022, duke shënuar 32 gola në 52 ndeshje. Ai gjithashtu numëron 20 gola me fanellën e Meksikës.

Sfida e radhës për Feyenoord do të jetë ndaj Go Ahead Eagles, ndeshje kjo e paraparë të zhvillohet në vikend./Telegrafi/