Stadiumi i Flamurtarit bëhet me tribunë të re – Telegrafi

0
86

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se stadiumi i klubit, Flamurtari, është bërë me tribunë të re.

Komuna e Prishtinës ka vazhduar me investime në sport dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive.

Në vazhdën e këtyre investimeve, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka njoftuar se kanë ndërtuar një tribunë të re për stadiumin e Flamurtarit.

Kjo tribunë do të ketë 1500 ulëse të reja dhe do tani qytetarët do të kenë mundësi të shohin lojërat nga një vend shumë më i përshtatshëm.

Postimi pa ndërhyrje i Përparim Ramës

Tribunë e re në stadiumin e “Flamurtarit”.

1500 ulëse të reja për sportdashësit dhe tifozët e Klubit Futbollistik “Flamurtari” në Kryeqytet.

Qytetarët do të kenë mundësi të shohin lojërat nga një vend shumë më i përshtatshëm se më parë falë investimeve të cilat jemi duke i bërë për krijimin e tribunës.

/Telegrafi/