“M80 zolla, Zastava M93 BGA mitraloz, dronë” – Kurti jep detaje për përdorimin e armëve që u konfiskuan nga terroristët – Telegrafi

0
64

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se Serbia duhet të sanksionohet e të ndëshkohet ndërkombëtarisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.

Ai më tej shpjegoi edhe në detaje disa nga armët që u konfiskuan nga Policia e Kosovës më 25 shtator.

M80 zolla – është sistem njëpërdorimshëm antitank i pa dirigjuar prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Slloboda” në Serbi. Kjo armë përdoret kundër automjeteve të blinduara dhe fortifikimeve. Predha mund të prenetoj çelikun deri në 30 centimetra e distanca efektive është deri në 250 metra.

Zastava M93 BGA mitraloz 33 milimetra – është armë automatike lansuese e granatave 30 milimetra, prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zadtava Arms” në Kragujevc. Përdoret kundër mjeteve lehtë të blinduara dhe ka distancë efektive 1700 metra.

Mina kundër personale, kundër personave – përdorën kundër këmbësorisë dhe janë të dizajnuara të vrasin dhe dëmtojnë personelin gjatë lëvizjes në teren të caktuar.

Predhat e mortajave, minahedhësve 82 milimetra dhe 62 milimetra – janë predha të standardit të vendeve të lindjes ish-vendeve socialiste. Nuk përdoren nga vendet e NATO-s. Mortaja si armë konsiderohet si armë artilerie dhe përdoret për goditje në distanca të largëta 5-8 km.

Eksplozivë plastik, tritol dhe dinamit – që përdoret për shkatërrimin e urave dhe infrastrukturës, gjithashtu përdoret edhe për punimin e mjeteve të ndryshme shpërthyese për shkatërrimin e personelit dhe mjeteve të blinduara

Troblonë për pushkë M70 – janë granatë shpërthyese që vendoset në armën automatike serbe M70 që ka synim goditjen e trupave të këmbësorisë, personelit, shkruan Telegrafi.

Zastava M84 mitraloz – është armë e këmbësorisë për eliminimin e personelit në distancë dhe mbulimin e trupave me armë të lehta. Kjo armë është prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc. Ka qitje efektive deri në 1000 metra.

Zastava M70 – është varianti serb i AK-47, është armë automatike individuale prodhim i Serbisë.  Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc, përdoret për asgjësimin e personelit dhe ka distancë efektive të qitjes deri në 410 metra

Zastava M76 snajper – është armë gjysmë-atumatike për qitje në distancë të largëta. Prodhim i Serbisë, nga fabrika shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc. Ka efekt të qitjes në distancë 800 metra.

Granatat e dorës M75 – armë individuale që përdoren kundër personelit jashtë dhe brenda objekteve.

Dronët – fluturake pa pilot, që përdoren për vëzhgim dhe sulme luftarake

Shumë revole zastava M70 që përdoret si armë individuale për mbrojtje. Kjo armë me shurdhues përdoret për atentate.

“I gjithë ky armatim i konfiskuar është prodhim i Serbisë, erdhi nga Serbia dhe ishte armatim aq i madh për nga lloji dhe sasia për një ushtri të tërë.  Fajësimi i Serbisë është i paevitueshme e i pashmangshëm edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë”, tha Kurti.

Kujtojmë se policia ka njoftuar se mjetet e konfiskuara me 25.09.2023 përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:

  • një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),
  • tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),
  • dy armë të gjata (mitraloza),
  • një snajper (black spear 12.7mm),
  • një minahedhës (82 mm),
  • njëzet e dy armë të gjata (AK 47),
  • një automatik (RPZ),
  • dy pushkë gjuetie,
  • dy armë të shkurta (revole),
  • një granatë dore,
  • shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,
  • nëntë jelekë antiplumb,
  • një radiolidhje,
  • tetë çanta ushtarake,
  • gjashtë uniforma ushtarake. /Telegrafi/