Zjarri në Pishporo jashtë kontrollit, e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit! Kërkohet ndihmë nga ajri

0
47

Flakët në Pishporo të Fierit vazhdojnë të përhapen, të favorizuara nga era, ndërkohë që është kërkuar ndërhyrje nga ajri.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikëse të bashkisë Fier, Zija Hyka, për shkak të nxehtësisë të shkaktuar nga vatrat, është e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit.

“Deri më tani, situata nuk është e mirë, është shtuar edhe intensiteti i erës. Brenda vatrave të zjarrit ka shumë nxehtësi, nuk mund të ndërhyhet as me mjete, as me forca. Në terren kemi rreth 30 forca zjarrfikëse, 40 forca të ushtrisë dhe pesë mjete zjarrfikëse. Kemi kërkuar ndihmë nga ajri, është e domosdoshme”.


Top Channel