Curri pas barazimit me Dukagjinin: Merituam të fitonim – Telegrafi

0
54

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka thënë se skuadra e tij e ka merituar fitoren ndaj Dukagjinit.

Përballja mes këtyre dy skuadrave e vlefshme për xhiro e shtatë u mbyll me rezultat të barabartë 2-2.

“Patëm plot raste të krijuara dhe merituam fitoren. Krijuam shumë raste të mira. Në pjesën e dytë, Jalen Blesa kishte lëndim dhe nuk mundi të vazhdonte. Menduam zëvendësimin e tij shkaku i dëmtimit”.

“Të them të drejtën jam pak i kënaqur me fazën defensive, me mbrojtjen. Nga çdo harkim i kundërshtarëve po rrezikohemi”, ka thënë Curri për “ArtMotion”.

Kjo është ndeshja e katërt e Prishtinës pa fitore, ndërsa Dukagjini është në seri prej pesë ndeshje pa humbje, por në këtë proces ka vetëm një fitore.

Prishtina pas këtij barazimi mbetet e katërta me 12 pikë, ndërsa Dukagjini është i shtati me 7 pikë. /Telegrafi/