Kërcënohet në rrjetet sociale një polic në veri – Telegrafi

0
57

Një polic i Policisë së Kosovës është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, transmeton Telegrafi.

“Mitrovicë Veri 29.09.2023-16;10. Viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia.

Situata në veri ka qenë e tensionuar gjatë këtyre ditëve, pasi më 24 shtator grupe terroriste serbe sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Mbi 30 persona të armatosur rëndë dhe të maskuar kishin hyrë në Kosovë, ata pas vrasjes së policit u fshehën në Manastrin e Banjskës. /Telegrafi/