Paris Saint Germain vazhdon me formë të luhatshme në kampionat, ndalet nga Clermont Foot – Telegrafi

0
39

Paris Saint Germian ka luajtur baras 0-0 në udhëtim ndaj Clermont Foot, në kuadër të xhiros së shtatë në kampionatin francez.

Pjesa e parë u karakterizua me një dominim të PSG-së në posedim të topit por pa arritur dot të krijojë raste të mira për shënim.

Dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë. (0-0)

Në minutën e 54-të të ndeshjes, Kylian Mbappe humbi një mundësi të artë shënimi duke goditur shtyllën e djathtë të portierit kundërshtar.

Mysafirët protestuan për një penallti në minutën e 76-të, pas një ndërhyrje në Randal Kolo Muanin, e cila u llogarit si e pastër nga gjyqtari i ndeshjes.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe Elbasan Rashani, i cili u fut në fushën e lojës nga banka rezervë në minutën e 69-të të sfidës.

Goncalo Ramos pati një tjetër rast ideal për gol në minutën e 83-të por portieri vendas bëri një pritje fantastike për ti mohuar golin portugezit.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati më raste të mira për shënim, dhe PSG-ja arrin të shkëput vetëm një pikë në këtë përballje.

Ndeshja e radhës për të besuarit e Luis Enriques do të jetë në Ligën e Kampionëve, aty ku do përballen me Newcastle United./Telegrafi/