Qindra protestojnë në Bruksel kundër edukimit seksual të fëmijëve në shkolla (fotot)

0
43

Qindra njerëz u mblodhën sot në qendër Brukselit për të protestuar kundër disa kurseve të reja me përmbajte të ashpër seksuale për fëmijët e klasave gjashta, që kanë shkaktuar revoltë në pjesën frëngjisht folëse të vendit.

Një nga kurset e kontestuara të edukatës seksuale, i quajtur EVRAS është prezantuar nga ministrja e arsimit Caroline Desir si një leksion dy-orësh me pedagogë të jashtëm, por ka hasur akuza të ashpra nga prindërit që akuzojnë për seksualizim e abuzim të fëmijëve.

Revolta e përhapur në rrjetet sociale ka gjetur mbështetje në pjesën konservatore të popullatës, rrethet katolike e muslimane.

Mes pankartave të sotme nga qytetarët gjendeshin parullat “Larg duart nga fëmijët” apo “Mos mohoni rolin e prindërve”.

Cindy , e shoqatës së prindërve të Liége tha se zyrtarët nuk u japin përgjigjet e duhura prindërve por vetëm i akuzojnë ata si ekstremistë.

“Ne jemi vetëm prindër të shqetësuar që kërkojmë përgjigje dhe politikanët nuk po na i japin. Nëse vihet në dyshim politikat e tyre të dyshimta ata na etiketojnë si ekstremistë, konspiracionistë, edhe kur ne bëjmë pyetje legjitime”.

Mehdi Minyaoui, koordinator i një grupi të ngjashëm qytetarësh nga Brukseli mbështeste parafolësen:

“Ne kërkojnë që prindërit të kenë të drejtë të vendosin nëse fëmijët e tyre të bëjnë këto kurse. Kjo ka të bëjë me lirinë e zgjedhjes.”


Top Channel