Liverpooli rezistoi deri në minutën e 96-të me nëntë lojtarë në fushë – Tottenhami mori fitoren në fund – Telegrafi

0
47

Tottenham arriti të shënojë fitore ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

Kjo përballje kishte ndryshime të shumta emocionesh nga fillimi deri në fund.

Cody Gakpo dhe Andrew Robertson rrezikuan të parët për Liverpoolin në këtë takim, por që nuk e gjetën rrjetën.

Liverpooli mbeti pa një lojtar, kur Curtis Jones mori direkt kartonë të kuq pas një ndërhyrje të rishikuar në VAR.

Por Liverpooli gjeti golin në minutën e 32-të me Luis Diaz, por që sërish VAR ishte kundër tyre.

Tottenham u shfaq për herë të parë në minutën e 36-të me Richarlison që asistoi te Heung-Min Son, e ky i fundit gjeti rrjetën për 1-0.

Por me një lojtar më pak, Liverpooli barazoi shifrat në 1-1 në kohën shtesë të pjesës së parë me golin e Coady Gakpo.

Tottenhami e nisi më mirë pjesën e dytë, duke rrezikuar disa herë, ndërsa Liverpooli mbeti me nëntë veta në fushë, kur u përjashtua edhe Diogo Jota.

Edhe pse Liverpooli ishte me nëntë veta në fushë rezistoi deri në minutën e gjashtë të kohës shtesë, kur Joel Matip devijoi një top për ta dërguar në rrjetën e tij për 2-1.

Tottenhami kalon në pozitën e dytë me 17 pikë, ndërsa Liverpooli aktualisht ka 16 pikë dhe mban vendin e katërt. /Telegrafi/