Zjarri në Pishë Poro dhe Darëzezë/ Greqia ju përgjigj kërkesës së Shqipërisë për ndihmë, reagon Balla

0
36

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falenderuar Greqinë për ndihmën dhënë Shqipërisë për shuarjen e zjarrit në Pishë Poro të Fierit.

“Faleminderit Greqisë, e cila në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile ju përgjigj menjëherë kërkesës së Agjencisë sonë të Mbrojtjes Civile me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Pishë Poro dhe Darëzezë në Fier”- shkroi Balla.

Vlen të theksohet se, vendi fqinj do të dërgojë një avion Canadair për të ndërhyrë nga ajri, pasi terreni i vështirë e bën të pamundur operimin e zjarrfikëseve për shuarjen e zjarreve në Fier.

Kërkesa u bë nga Agjencia Shqiptare e Mbrojtjes Civile, pasi prej 6 ditësh flakët nuk po fiken, pavarësisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse apo Forcave të Armatosura.


Top Channel