Liga e Parë – grupet A dhe B: Dinamo dhe Ulpiana të pandalshme – Telegrafi

0
46

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, përkatësisht në Grupin A dhe B të xhiros së gjashtë.

Trepça ’89 ia doli të triumfonte në udhëtim te Suhareka me rezultat 1-0.

Rivali i tyre lokal, Trepça nuk ia doli të merrte më shumë se një pikë ndaj Phoenix në barazimin 1-1.

Fitore në këtë rreth mori edhe Drenica, që mposhti me rezultat të ngushtë Rilindjen, 2-1.

Triumf më të thellë në këtë javë mori Dinamo, që fitoi si nikoqir i Istogut me shifrat 4-0.

Tri pikë të reja kanë shkuar edhe për Vëllaznimin, që e mposhti Rahovecin me rezultat 2-0.

Tabela A

Rezultat e grupit A për javën e gjashtë

Rezultate më të ngushta pati në Grupin B, derisa Ferizaj ia doli ta mposhte Vushtrrinë me shifrat 2-0.

Fitore në këtë rreth mori edhe Ulpiana, që fitoi në udhëtim te Ramiz Sadiku, 2-1.

Pikët e plota i ftoi edhe 2 Korriku, që mposhti në shtëpi Vllazninë, me shifrat 2-0.

Flamurtari mposhti Vjosën 1-0, e me këtë rezultat fitoi edhe Prishtina e Re si mysafir i Kikës.

Tabela B

Rezultatet e grupit B për javën e gjashtë.

/Telegrafi/