Sveçla tregon se për çfarë do të shfrytëzohet vila e Radojçiçit

0
49

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar për vilën e Milan Radojçiçit buzë liqenit të Ujmanit në veri, e cila është bastisur të premten nga autoritetet e Kosovës.

Sveçla në konferencën për media theksoi se vila është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës, dhe se “bypas” i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks i Radojçiçit.

Ai ka treguar se është në bisedime me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe kjo pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës.

“Kompleski superlulsoz i Milan Radojçiçit në buzë të liqenit të Ujmanit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu “bypas” i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga Milan Radojçiç. Jam në bisedime me ministrin e Bujqësisë që kjo pronë t’i kaloi Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pastaj kjo të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për njësitin e barkave në departamentin e kufirit”, theksoi ai.

Se a kanë pasur ndonjë rol stafi i manastirit në sulmin terrorist, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha theksoi se policia është duke i bërë hetimet intensive për të parë rolin e pelegrinëve në përgatitjen ose për të ndihmuar grupin e terroristëve.

Hoxha ka treguar edhe për numrin e personave civil sa kanë qenë brenda manastirit ditën kur ka ndodhur sulmi terrorit mbi policinë e Kosovës. Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, e diel, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë nga një sulm terroristësh serbë në Banjskë të Zveçanit./ KosovaPress


Top Channel