Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit – Telegrafi

0
74

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, të dielën ka dhënë detaje me prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Në një konferencë për media, Sveçla tha se Serbia u mundua vazhdimisht të thotë se nuk ka të bëjë asgjë më këtë sulm, por faktet që do të publikohen dëshmojnë që përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi u kryen në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kopaunik.

Këto pamje thekson ai u siguruan nga dronët e grupit terrorist të cilët i kemi konfiskuar.

Ai tha se sulmuesit planifikonin ta hapnin “një kanal të gjatë nëntokësorë” nga Banjska deri në Serbi, për “furnizime nga shteti serb”.

Sveçla tha se mbi 90 persona morën pjesë në sulmin kundër Policisë së Kosovës.

Më poshtë ju sjellim të gjitha video-incizimet e publikuara nga PK.

Video 1. 

Incizimet e datës 26 gusht 2023 ku paraqiten imazhe nga Kopauniku-Serbi, ku shihen resortet dhe hotel Grey që është prone e Millan Radojqiq.

Video 2.

Incizimet i përkasin datës 2 shtator 2023 po ashtu ne Kopaunik afër hapësirave pronë e Milan Radoiqiq, këto imazhe paraqesin testimin e veshjeve të cilat janë kundër kamerave termike.

Pamjet tjera paraqesin ushtrimet finale të grupit terrorist në poligonin e ushtrisë serbe i njohur si Pasuljanske Livade.

Video 3.

Sipas pamjeve të datës 20 Shtator 2023 duket se ushtrimet taktike operative për sulme ndahen në disa grupe në drejtime të ndryshme të pajisur me armë të gjata dhe pajisje ushtarake. Këtu shihen mjetet motorike, ku sipas pamjeve shihet se grupi ka simuluar sulmin dhe simulohen edhe plagosjet e anëtareve të grupit terrorist si dhe dhënia e ndihmës se parë.

Video 4.

Në ketë video të datës 20 Shtator 2023 paraqiten pamje ku grupi ka hasur në rezistencë dhe ku simulohet mbështetja me mjete te blinduara (HUMVEE).

Video 5.

Këto pamje po ashtu të datës 20 Shtator 2023 janë vazhdim i pamjeve paraprake ku vërehet se automjeti luftarak (HUMVEE) ka ndaluar.

Në vijën e parë shihet se ka inskenime/luftime ndërmjet gupeve .

Vërehet se (HUMVEE) është duke mbështetur vijën e parë ndërsa luftimet e stimuluara nga grupi nën mbështetjen e (HUMVEE), janë duke shkëmbye zjarre.

Si pjesë e këtij ushtrimi ushtarak të grupit terrorist vërehen edhe automjete (HUMVEE) dhe dyshohet se njeri nga automjetet e konfiskuar nga Policia e Kosovës në sulmin terrorist të datës 24 shtator 2023 është përdorur në të njëjtin ushtrim./Telegrafi/