Startup-i japonez zhvillon robot të ngjashëm me ‘Gundam’ – ka një çmim prej 3 milionë dollarëve – Telegrafi

0
73

Tsubame Industries, startup-i me bazë në Tokio ka zhvilluar një robot me katër rrota dhe 4.5 metra të gjatë i cili duket si “Mobile Suit Gundam” nga një seri e popullarizuar e animuar japoneze, dhe mund të bëhet i juaji për 3 milionë dollarë.

I quajtur ARCHAX sipas arkeopteriksit të dinosaurëve të shpendëve, roboti ka monitorë të kabinës që marrin imazhe nga kamerat e lidhura me pjesën e jashtme, në mënyrë që piloti të mund të manovrojë krahët dhe duart me levë nga brenda robotit.

Roboti 3.5 tonësh, i cili do të prezantohet në Japan Mobility Show më vonë gjatë këtij muaji, i ka 2 modalitete, “modaliteti i robotit” i drejtë dhe “modaliteti i veturës” në të cilin mund të udhëtojë deri në 10kMh, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

“Japonia është shumë e mirë në animacion, lojëra, robotë dhe vetura, kështu që mendova se do të ishte mirë nëse mund të krijoja një produkt që i ngjesh të gjithë këta elementë në një”, tha 25 vjeçari Ryo Yoshida, drejtori ekzekutiv i Tsubame Industries.

“Dëshiroja që të krijojë diçka që thotë ‘Kjo është Japonia’”, vazhdoi tutje ai.

Yoshida shpreson që roboti një ditë të mund të përdoret për “lehtësimin” e fatkeqësive ose në industrinë hapësinore.

Ryo u interesua për prodhim që në moshë të re, duke mësuar se si të saldonte në hekurishten e gjyshit të tij dhe më pas vazhdoi të themelonte një kompani që prodhonte duart protetike mioelektrike.

Ai bëri të ditur se ishte i etur për të mbajtur gjallë avantazhin konkurrues të Japonisë në prodhim. “Shpresoj që të mësojë nga gjeneratat e kaluara dhe të vazhdoj traditën”, deklaroi Yoshida. /Telegrafi/

CEO Ryo Yoshida demonstrates ARCHAX, a giant human-piloted robot, in Yokohama, Japan

CEO Ryo Yoshida poses for a photograph with ARCHAX, a giant human-piloted robot, in Yokohama, Japan

CTO Akinori Ishii sits inside the cockpit of ARCHAX, a giant human-piloted robot, in Yokohama, Japan

CEO Ryo Yoshida and CTO Akinori Ishii ARCHAX, a giant human-piloted robot, in Yokohama, Japan