Tetori i librit! Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit hap “Fjalë pas fjale”

0
43

Është çelur sot në një ceremoni zyrtare Tetori i Librit.

Motoja e këtij viti është “Fjalë pas fjale”, që konsiston në kthimin e vëmendjes ndaj fjalës dhe gjuhës shqip. Përgjatë këtij muaj do të bëhët edhe një indeksim zyrtar nga qendra kombëtare e librit dhe leximit për numrin e lexuesve.

“Risia e këtij muaji është që bashkë me partnerët tanë të cilët merren më librin, ne do të bëjmë për herë të parë një indeksim të lexueshmërisë. Do të jetë një indeksim zyrtar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e cila do të përfshijë grupmosha të ndryshme”, tha Alda Bardhyli, drejtore QKLL.

Nga ana tjetër rëndësi në këtë muaj do të jenë punimet në Bibliotekën Kombëtare ekzistuese por edhe premtimi i dhënë një vit më parë në lidhje me ndërtimin e një biblioteke të re pranë liqenit.

“Motoja jonë do të jetë të lexojmë shqip dhe të flasim shqip. Ne përherë në çdo muaj, asnjëherë të lodhur do të vazhdojmë ta përsërisim”, tha Elva Margariti, ministre e kulturës.

“Një kulturë leximi që ne e kemi pasur. Kultura e librit që ne e kemi pasur mos tretet para sfidave të mëdha që ka koha sot”, tha Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Ruajta e traditës së leximit dhe injektimi i leximit që në fëmijëri sipas shkrimtarit Besnik Mustafaj do ta bëjë Shqipërinë më estetike.

“Pa rininë lexuese Shqipëria bëhet më e varfër, më pak e mençur, më pak estetike.

Promovime librash, biseda letrare do të mbahen bashkë me publikimin e videove me pjesë letrare nga artistë të njohur gjatë tetorit të librit.


Top Channel