“Është në vendin e duhur”, agjenti: Nuk ka shans të lëvizë nga Interi, e dashuron skuadrën

0
74

Lautaro Martinez e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme teksa katër golat kundër Salernitanës, i japin argjentinasit një tjetër shtysë dhe motivim për të udhëhequr zikaltërit drejt një tjetër sezoni të madh.

Pavarësisht ofertave që nuk i mungojnë, sulmuesi duket më se i lumtur në Milano dhe agjenti i tij, Alejandro Camano theksoi se Lautaro është në vendin e duhur.

“Lautaro është shumë i lumtur te Interi, është në vendin e duhur. I pëlqen së tepërmi projekti ambicioz i klubit zikaltër. Po ashtu ka një marrëdhënie të shkëlqyer me stafin teknik dhe shokët e skuadrës.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm për të është edhe jeta private dhe Lautaro është i lumtur edhe jashtë fushës në Milano. Do të bisedojmë me klubin sa i takon rinovimit të kontratës, por më duhet të theksoj se Lautaro e dashuron Interin dhe nuk kërkon të largohet nga kjo skuadër e shkëlqyer”, u shpreh Camano./ Super Sport


Top Channel