Inside Story/ Brenda bazave të terroristëve, çfarë fshihet në banesat e Banjskës

0
181

“Inside Story” e vizitoi fshatin Banjskë më datë 29 shtator, disa ditë pasi ai qëndroi i mbyllur për mbledhje provash dhe çështje sigurie.

Fshati ndodhet vetëm 20 km larg Mitrovicës dhe vetëm 3 km nga miniera e Trepçës, e konsideruar një minierë ari që dikur përbënte 60% të të gjithë prodhimit Bruto të Kosovës.

Forcat speciale dhe antitanket të vendosura në disa pika përgjatë kësaj rruge të shkurtër, dëshmojnë për një qetësi të rreme.

Ndonëse situata është nën monitorim, kontrollet janë ushtruar vetëm në banesat e braktisura, për të shmangur çdo lloj incidenti mes banorëve dhe policisë.

Në Banjskë jetojnë diku tek 50 familje dhe në 1 km rrugë që gjarpëron mes për mes fshatit, janë të vendosura 3 pika kontrolli me armatime të rënda.

Dyert e manastirit qëndrojnë të mbyllura, dhe hapën vetëm kur ndonjë murg del jashtë objektit për të bërë ndonjë punë.

Manastiret serbe gëzojnë statusin e ekstra teritorrialitetit si dhe janë shpallur zona të mbrojtura, duke u dhënë një status të veçantë. Si pasojë policia e Kosovës ka të drejta të limituara në kontrollin e tyre, duke i bërë kështu këto objekte kulti “një shtet brenda shtetit”.

Në ambientet e brendshme duken ende gjurmët e “drekës së fundit në Kosovë” të grupit terrorist, të cilët sipas deklaratës zyrtare të dioqezës Rrashkë Prizren, janë futur me dhunë.


Top Channel