Kosova, “mollë sherri” në Kuvend/ Konferenca e Kryetarëve cakton 12 tetorin me urgjencë në rendin e ditës”shqyrtimin e rezolutave, opozita kërkon “të futet në

0
57

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që interpelancat e kërkuara dhe rezolutat e propozuara për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës do të trajtohen në një seancë të dedikuar në 12 tetor, njoftoi kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Por, opozita kundërshton me ngulm këtë vendim dhe kërkon që çështja e Kosovës të futet me urgjencë në Kuvend. Deputetët demokratë i kanë përqendruar kritikat e tyre te një intervistë e kryeministrit Rama për “The Financial Times”, që sipas tyre, kreu i qeverisë “e cilësoi veriun e Kosovës, tokë të askujt”.

Ramadan Likaj: Situata që po kalon Kosova kërkon që sot të ishte këtu kryeministri. Vazhdon ta injorojë parlamentin. Kemi tre muaj që nuk e shohim. Deklaratat që ka bërë nëpër Europë për Kosovës janë të rënda. Deklarata e djeshme që veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt është skandaloze. Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, për të janë vrarë mijëra fëmijë. Duhet të dënojnë sulmin që bënë serbët, me qëllim aneksimin e Kosovës.

Të dilni me një qëndrim që ta ndalojë të flasë kryeministrin sikur është i një vendi armik me Kosovën.


Top Channel