Arinj, zogj e kangurë ‘konkurojnë’ në çmimet artistike për ‘Fotot Komike nga Bota e Egër’ (fotogaleri)

0
49

Janë njoftuar së fundmi finalistët e kompeticionit të shumepritur të Komedisë në Fotografinë nga Bota e Egër, ku kafshët në kostumet e tyre natyrale tërheqin lentet me poza inteligjente e capkëne nga të gjitha vendet e botës.

Një fotogaleri me imazhe të zgjedhura nga rrjeti bbc sillte natyrën e fotove të sjella nga mijëra profesionistë e amatorë, që i shoqëronin ato me komentet për protagonistët dhe kontekstin.

Fiuesit do të njoftohen më 23 nëntor.

Mes tyre ishte Jason Moore, nga Perth, në Australia që sillte kangurin e vogël në një moment relaksi në fushë.

“Po ecja me makinë kur hasa në tufën e kangurevë gri në një fushë të hapur të mbushur me lule të verdha”.

“Kisha aparatin me vete dhe bëra disa foto, kur vura re këtë individ me pozën qesharake, duket sikur por stërvitet me kitarën e tij imagjinare.”

Në të tjera imazhe vijnë kafshë e shpendë nga të gjitha llojet siç është dhe kjo breshkë uji që surprizohet nga pilivesa.

Galeria e meposhtme sjell finalistet e kompeticionit …


Top Channel