Ballkani e mbyll pjesën e parë në epërsi në golin e Almir Kryeziut – Telegrafi

0
67

Pjesa e parë mes Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit u mbyll me epërsinë e skuadrës tonë prej 1-0.

Reklama

Skuadra e Ilir Dajës ishte shumë më e mirë duke e kontrolluar lojën nga fillimi.

Almir Kryeziu dhe Albin Berisha rrezikuan të parët, por nuk arritën të shënonin.

Krejt çfarë bën kroatët ishin disa goditje të pasakta nga distanca.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Qëndrim Zyba jep pasim të bukur për Kryeziun i cili me të parën gjuan dhe shënon për 1-0.

Gjyqtari akordoi pozitë jashtë loje, por që me rishikimin e VAR goli u pranua.

Ballkani shkon në pushim me një gol epërsi ndaj Dinamo Zagrebit. /Telegrafi/