Ballkani me fitoren e sotme arkëtoi para aq sa kanë buxhet më shumë se gjysma e klubeve të Superligës së Kosovës – Telegrafi

0
50

Ballkani ka marr fitore e parë në grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Dinamo Zagreb me rezultat 2-0.

Me golat Almir Kryeziu dhe Wahid Hamidi, ishin ‘Portokallinjtë’  që festuan një fitore historike jo vetëm për klubin, por edhe për futbollin tonë.

Këto janë tri pikët e para të Ballkanit në këtë fazë të grupeve, ku aktualisht janë në vendin e dytë me 3 pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi që është i treti. Lider është Viktoria Plzen që ka 6 pikë pas dy fitoreve.

Çdo fitore në Ligën e Konfernecës vlen 500 mijë euro, një shumë që sot Ballkani e arkëtoi në financat e klubit.

Një shumë që gjysma e klubeve të Superligës së Kosovës nuk e kanë si buxhet për një vit, duke filluar nga Dukagjini, Malisheva, Fushë Kosova, Liria, Gjilani dhe Feronikeli.

Ballkani me fitoren e sotme hap një debat të ri, se a mund të kalojë realisht fazën e grupeve për cilësitë që ka.

Me çdo fitore që arrit Ballkani, vetëm se shton diferencën me klubet e tjera të Superligës së Kosovës.

Me kalimin në fazën e grupeve  Ballkani kishte arkëtuar mbi 3 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar fitimet shkonin mbi 4 milionë euro në total, shumë që mund të kalohet këtë vit. /Telegrafi/