Deputeti i PD-së kritikon Ramën: I trego familjes Jashari që Kosova është tokë e askujt – Telegrafi

0
65

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Tomor Alizoti ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të kreut të qeverisë Edi Rama në lidhje me Kosovën.

Në fjalën e tij në Kuvend, Alizoti i ka kujtuar Ramës familjen Jashari e cila ka dhënë jetën për pavarësinë e Kosovës.

“Kryeministër, shko tregoi familjes Jashari që Kosova është tokë e askujt, që vdiqën për ketë tokë, shko thuaji Arbenitës vajzës së policit të vrarë që pret të martohet e të bëjë familje pa babin e saje thuaji asaj që Kosova është tokë e askujt!”, tha me tone të lartë Alizoti.

“A e dini që Serbia është pushtuesi që ka vrarë më së shumti shqiptarë nga të gjithë pushtuesit. Ju popull i dashur i Kosovës që keni qenë zemra e popullit shqiptar, fatkeqësisht sot kur flitet për fatin tuaj deputeti shqiptar s’është këtu sepse po drekon diku jashtë Kuvendit të Shqipërisë”, tha deputeti demokrat.

Me tensione dhe debate me tone të forta është shoqëruar seanca e djeshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku folësit kanë devijuar nga rendi i ditës dhe janë përqendruar në tensionet në veri të Kosovës. /Telegrafi/