Intensifikohen protestat në Guatemala në mbështetje të presidentit të zgjedhur (fotot)

0
43

Guatemalasit kanë dalë në rrugë për ditën e katërt radhazi, duke denoncuar atë që quajnë ‘fushatë për të ndaluar që presidenti zgjedhur Bernardo Arevalo të vijë në pushtet’.

I konsideruar si politikan ‘i jashtëm’ që zotohet të luftojë korrupsionin, Arevalo shënoi një përmbysje surprizuese të rezultateve në zgjedhjet e gushtit, që besohet se ka alarmuar politikanët e gardës së vjetër.

Mijëra guatemalas kërkonin mbrëmë paqësisht largimin e prokurorëve të fuqishëm të politikanëve të vjetër që akujzohet se po punojnë për sabotuar fitoren elektorale të Arevalo.

Arevalo është i zgjedhur më shumicë dërmuese në gusht, por kryeprokurori Consuelo Porras kërkon të skualifikojë partinë e tij anti-korrupsion ‘Movimiento Semilla’ dhe ka urdhëruar bastisje dhe sekuestrime të dokumenteve elektorale.

Në protestë mësuesja Rene Coti, kërkonte largimin e elitës së korruptuar të vendit:

“Politikanët e vjetër duhet të largohen: (kryeprokurori) Consuelo Porras, (prokurori) Rafael Curruchiche, gjykatësi (Fredy) Orellana, si dhe peshku i madh (President Alejandro) Giammattei.”

Përfaqësues të protestës zotoheshin të mos ndalonin demonstratat deri në largimin e zyrtarëve.

Luis Pacheco, kreu i organizatës më të madhe të popujve indigjenë të Guatemalës, tha se protestuesit do të vendosen me tenda në shesh për të kërkuar fundin e të korruptuarve.

Pacheco shtonte se presidenti Giammattei, kishte premtuar në gusht të lejonte një tranzicion të qetë të pushtetit, ndërsa tani hesht ndaj bastisjeve të prokurorisë në zyrat e partisë fituese dhe ndaj objekteve elektorale.


Top Channel