Kosova dënon sulmet kundër Izraelit – Telegrafi

0
56

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin izraelitë pas sulmit në orët e hershme të mëngjesit.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka reaguar pas sulmit në orët e hershme të mëngjesit në Izrael.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin e Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, shkruan presidentja Osmani.

Ndërkaq, MPJD ka dënuar fuqishëm siç e quan sulmin terrorist kundër Izraelit.

“Kosova dënon fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, thuhet më tej.

Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit mijëra raketa u hodhën nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.

Grupi palestinezë Hamas mori përgjegjësinë për sulmin.

Ndërkohë, Izraeli ka shpallur shpallë gjendjen e gatishmërisë për luftë dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshme për mbrojtje.

Ndryshe, izraelitët dhe palestinezët kanë konfirmuar se ka viktima në të dyja anët. /Telegrafi/