Roma mbetet pa njërin ndër lojtarët kryesor, lëndohet kapiteni i ekipit – Telegrafi

0
51

Roma pritet të jetë pa kapitenin e saj Lorenzo Pellegrini për rreth një muaj pasi ai është duke u përballur me një tjetër problem muskulor.

Mesfushori ishte në bankën rezervë në ndeshjen kundër Servette të enjten në mbrëmje në kuadër të Ligës së Evropës dhe u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë.

Në vetëm 11 minuta në fushë, ai shënoi një gol, dha një asistim dhe më pas mori një dëmtim në kofshën e djathtë.

Sipas Sky Sport Italia, testet kanë treguar një çarje të muskulit në këmbën e djathtë dhe ai pritet të jetë jashtë fushës për rreth një muaj.

Kjo do të nënkupton se ai do të humbasë disa ndeshje të rëndësishmë, duke përfshirë përballjen me Interin më 28 tetor.

Tani Pellegrini do të jetë në një garë me kohën, në mënyrë që të jetë në dispozicion për lojë për “Derby della Capital” kundër Lazios më 12 nëntor.

Natyrisht, ai gjithashtu është detyruar të tërhiqet nga skuadra e Italisë e cila do të përballet me Maltën dhe Anglinë në kualifikueset për EURO 2024 javën e ardhshme./Telegrafi/