“300 izraelitë të vrarë pas sulmeve”/ Ambasada izraelite në SHBA: 100 ushtarë e civilë të marrë peng

0
58

Dhjetëra izraelitë janë marrë peng nga militantët palestinezë, pasi militantët e Hamasit sulmuan të shtunën Izraelin.

Ende nuk ka një shifër të konfirmuar të të rrëmbyerve, por Ambasada izraelite në Shtetet e Bashkuara thotë se janë 100 shtetas, përfshirë këtu ushtarët dhe civilët.

Mbi 300 izraelitë janë vrarë dhe mbi 1.800 janë plagosur., shkruan ambasada në një postim në platformën “X”.

Këto shifra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Izraeli.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë sot një takim urgjent të dielën për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi mbrëmjen e kaluar me kryeministrin Benjamin Netanyahu ku konfirmoi se mbështetja e SHBA për sigurinë e Izraelit “është e fortë dhe e palëkundur”.

Vijon…


Top Channel