Panairi i vjeshtës/ Ekspozohen prodhimet bujqësore që i shpëtuan breshrit

0
75

Vjeshta shoqërohet edhe me shumë prodhime bujqësore vendase në treg për të cilat fermerët kanë punuar gjatë gjithë sezonit të verës.   

Në fshatin Dvoran në Korçë fermerët u bënë pjesë e Panairit të Vjeshtës duke ekspozuar larminë e prodhimeve të tyre ndërsa tregojnë se për ata që nuk u dëmtuan nga breshëri tregu nuk ka munguar dhe çmimet kanë qenë të favorshme.  Mungesa e konkurrencës i ka favorizuar fermerët dhe ka bërë që prodhimet të shiten më shtrenjtë krahasuar me vitet e kaluara.

Këtë vit molla një prej kulturave kryesore të juglindjes u dëmtua nga breshëri çka bëri që çmimi i saj për kg të dyfishohet krahasuar le vitin e kaluar ndërsa gruri i cili u prodhua masivisht ka ende një çmim që fermerët e konsiderojnë të ulët për shitje.


Top Channel