Si tentoi ta grushtonte një tifoz i Arsenalit, Samir Nasrin derisa i bënte analizë derbit me Cityn – Telegrafi

0
51

Një tifoz i Arsenalit është larguar nga stadiumi Emirates pas një konfrontimi me ish-mesfushorin e Topçinjve, Samir Nasri.

Francezi ishte në stadium duke bërë analiza rreth derbit mes Topçinjve dhe Manchester Cityt.

Sipas komentatorit të talkSPORT, Sam Matterface, një fans iu afrua Nasrit dhe nisi t’i bërtiste.

Matterface shpjegoi: “Ka një përkrahës që po bërtiste në fytyrë në këtë moment”.

“Është pak e panevojshme që ai të përfshihet me Nasrin, i cili thjesht po përpiqet të bëjë punën e tij”.

“Nasri po qëndronte aty duke diskutuar me mbështetësin e Arsenalit”, ka shtuar më tej ai.

Gazetari i talkSPORT, Alex Crook më pas dha një përditësim mbi situatën, duke shkruar: “Një tifoz sapo u dëbua nga Emirates për shkak të përplasjes me Samir Nasrin pranë zonës së shtypit dhe më pas filloi të gjuante me grushte. Një budalla absolut”.

Mesfushori francez luajti për Arsenalin midis 2008 dhe 2011, përpara se të bënte një lëvizje të diskutueshme për t’iu bashkuar Manchester Cityt.

Nasri ishte dy herë fitues i Ligës Premier në Mançester dhe përfundoi karrierën e tij si lojtar në vitin 2020 pas periudhave të shkurtra në West Ham dhe Anderlecht. /Telegrafi/