Arsenali po projekton një shkëmbim të bujshëm me Napolin – Telegrafi

0
59

Arsenali është duke kaluar nëpër një moment të shkëlqyeshëm këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Topçinjtë kanë 20 pikë pas gjashtë ndeshjeve të para dhe ende nuk dinë për humbje.

Trajneri Mikel Arteta dëshiron ta rikthejë titullin e kampionit në Emirates Stadium pas një kohe të gjatë dhe për këtë dëshiron ta përforcojë edhe më shumë sulmin.

Victor Osimhen vazhdon të jetë synimi kryesor jo vetëm i klubeve nga Arabia Saudite, por edhe i gjigantëve e europian.

Sipas raportimeve nga mediet britanike, së fundmi interes të lartë për sulmuesin nigerian ka shfaqur edhe Arsenali.

Madje ‘Gunners’ raportohet se janë të gatshëm të sakrifikojnë Gabriel Jesusin për të firmosur me sulmuesin e Napolit.

Arsenal, raportohet se do të vihet në lëvizje për ta mbyllur këtë transferim që në janar, ndërsa Gabriel Jesus shihet si profili i përshtatshëm për t’u shkëmbyer me Osimhen, për t’u plotësuar më pas nga një ofertë e majme./Telegrafi/