Elbasan/ Kamioni përmbyset kur po shkarkoheshin gurët, plagoset 68-vjeçari

0
54

Një 68-vjeçar është plagosur pasi kamioni me të cilin po shkarkonte gurët është përmbysur.

Në guroren e fshatit Mirakë, kamioni me drejtues B. Gj., 68 vjeç, banues në Librazhd, është përmbysur aksidentalisht.

Qytetari ndodhet në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Mesditën e sotme, në guroren e fshatit Mirakë, kamioni me drejtues shtetasin B. Gj., 68 vjeç, banues në Librazhd, është përmbysur aksidentalisht gjatë kohës që po shkarkoheshin gurë prej tij. Për pasojë është dëmtuar 68-vjeçari, i cili po merr asistencë mjekësore, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje” , sipas policisë.


Top Channel