Izraeli kërcënon të bombardojë karvanët egjiptianë të ndihmave për Gazën në izolim (fotot)

0
47

Kamionët egjiptianë që po sjellin ndihma për të izoluarit e të bombarduarit në Rripin e Gazës janë detyruar të tërhiqen pas paralajmërimeve të Izraelit ndaj Kairos se ato do të goditen nëse hyjnë në zonën e rrethuar, njoftonin aktivistët e bamirësisë ‘Sinai for Human Rights’ në rrjetin X.

Grupi i mbrojtjes së të drejtave shtonte se kishin marrë “pamje ekskluzive të kamionëve egjiptianë me ndihma humanitare dhe karburant që bllokoheshin të hynin në kalimin tokësor kufitar të Rafah, dhe të paralajmërimeve se nëse e bënin këtë do të goditeshin nga avionët, shkruan rrjeti arab i të drejtave Midle Eastern Monitor.

Zhvillimi vjen teksa ministri izraelit i mbrojtjes Yaov Gallant urdhëroi sot izolimin e plotë të Rripit të Gazës duke ndaluar ushqimin, ujin, karburantin dhe rrymën elektrike teksa Izraeli intensifikon bombardimet në zonën civile.

Gallant thamë tej se Izraeli ishte  “duke luftuar kundër kafshëve, prandaj do i trajtojmë si të tillë”, pa shpjeguar se përse mori si shembull ‘kafshët’, që nuk janë konsideruar ndonjëherë si “terroriste”.