Kafenetë holandeze nisin testin e shitjes së marijuanës ‘së ligjshme nga burime të kontrolluara’ (fotot)

0
33

Rick Brand tregon variantet e ndryshme të marijuanës në një laptop, teksa bari i tij “The Baron” është pjesë e disa bizneseve që marrin pjesë në një testim të shitjes së “kanabisit të ligjshëm” nga furnizues të aprovuar.

Ai beson se heqja e ilegalitetit për substancën do të mbrojë përdoruesit e saj nga substanca të shtuara në produktet ilegale.

“Kanabisi nga njëherë përmban pesticide dhe agjentë të tjerë shtimi ne peshe, prandaj nëse e marrin nga prodhues të ligjshëm  ato mund të testohen”.

Periudha e testimit do të zgjasë katër vjet dhe ka nisur në qytetet jugore të Tilburg e Breda.

Përkundër perceptimit, marijuana nuk është krejtësisht e ligjshme në Holandë por prej viteve 1970-të është “toleruar”, shkruan AFP.

Kafenetë që e shesin atë nuk mund të mbajnë më shumë se 500 grame dhe nuk mund t’i shesin një klienti më shumë se pesë gramë në ditë.

Rritja ose shpërndarja e kanabisit është ilegale.

61-vjeçari Brand, thotë se ka shitur marijuanë prej 32 vjetësh dhe thotë se beson se paqartësitë e ligjit dëmtojnë shitësit madje dhe cilësinë për klientët.

Boshllëqet ligjore lënë paqartësi për atë që tymosësit marrin në produktin e tyre, thotë ai për AFP.


Top Channel