Gazetari i TCH shkon në Izrael, raporton në godinën e shembur nga raketat e Hamasit

0
35

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka mbërritur në Izrael, në qytetin Be’er Sheva, ku po vëzhgon nga afër situatën nga sulmet me raketa nga Hamasi.

Në një prej videove ai shihet pranë një godine të shembur nga raketat e Hamasit, ku mbetën të vdekur dhe dy persona. Nga pamjet shihen edhe forcat e emergjencës të cilat ndihmojnë qytetarët.

“Kjo është një nga godinat e para në të cilat ranë raketat e parë, ditën e parë të sulmit. Dy persona humbën jetën në këtë pallat. Autoritetet tani po përpiqen të fshijnë sa më shpejt çdo gjë të kësaj tragjike që ka ndodhur këtu. Pak më tej janë forcat e emergjencës civile të cilët ndihmojnë dhe mbështesin banorët e zonës duke i orientuar se çfarë duhet të bëjnë, dhe e gjithë zona po pastrohet dhe po riorganizohet”, shprehet gazetari Bibe.


Top Channel